22 dhjetor 2009

Huntelar nuk do të largohet në janar

Klas-Jan Huntelar dhe Milani, një dashuri që nuk ka lindur kurrë dhe që mund të perëndojë në merkaton e ardhshme të janarit. Menaxheri i hollandezit nuk ka përgënjeshtruar zërat që flasin për një largim të sulmuesit: “Ajo që mund të them me siguri është se për momentin ai është një lojtar i Milanit dhe lajmet për interesimin nga ana e klubeve të tjerë janë thjesht zëra. Nëse e përjashtoj një largim të tijin në janar? Nuk kam thënë këtë, por dua të theksoj se për momentin nuk ka patur asnjë kontakt me klube të tjerë”.