25 dhjetor 2009

Xhenoa e 2009-ës, një ekip për Europë

Vendi i pestë në kampionat dhe kualifikimi në Ligën e Europës në fundin e sezonit 2008/09, 24 pikë, vetëm katër larg zonës Champions në sezonin aktual. Janë këto numrat përrallorë të Xhenoas së Gasperinit, numra që dëshmojnë sesi 2009 ka qenë një nga vitet më të mira të historisë së kuqebluve. Ata e kanë mbyllur në vendin e pestë klasifikimin e pikëve të grumbulluara nga janari në dhjetorin e 2009-ës. 63 pikë në total të fituara që e kanë çuar Xhenoan mbrapa Interit, Milanit, Juventusit dhe Romës, por me këta të fundit që kanë zhvilluar dy ndeshje më shumë. Kështu, Xhenoa mund të ishte virtualisht në vendin e katërt, domethënë në Champions
Edhe sulmi nuk mbetet mbrapa dhe falë Militos në sezonin e kaluar, dhe Flokarit, Krespos, Skulit e Paladinos në sezonin aktual, ka zënë vendin e gjashtë në renditje. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për mbrojtjen, e cila ka pësuar shumë gola. Autori i sezonit të mrekullive është tekniku Gasperini. Trajneri i kuqebluve ka ditur madje të bëjë më mirë se idhulli i xhenoanëve, Ozvaldo Banjoli, që në sezonin rekord të vitit ‘91 ka patur një mesatare prej 1,64 pikësh për ndeshje kundër 1,70 të trajnerit aktual të kuqebluve.