14 dhjetor 2009

West Ham kërkon Adrianon

West Ham United shpreson të kompensojë mungesën e sulmuesit Dean Ashton me transferimin e yllit brazilian të Flamengos, Adriano.
Sipas medieve angleze, menaxheri i klubit nga Upton Park, Gianfranco Zola, është i interesuar për ish sulmuesin e Interit, i cili ka paralajmëruar se mund të kthehet në Evropë gjatë afatit kalimtar të janarit pas përfundimit të kampionatit brazilian si kampion me Flamengon.
Adriano shënoi 19 gola në 30 paraqitje për Flamengon.