14 dhjetor 2009

Larsson bëhet trajner

Ish reprezentuesi suedez Henrik Larsson, i cili kohë më parë u pensionua nga futbolli, është emëruar trajner i ri i klubit nga divizioni i dytë suedez, Landskrona. 3
8 vjeçari Larsson, njëri prej futbollistëve më të suksesshëm të Suedisë, është prezantuar si trajner i ri i Landskrona gjatë një konference për shtyp të hënën.
“Së pari dua t’i falënderohem klubit që më ka besuar këtë detyrë, edhe pse nuk kam përvojë si trajner”, deklaroi Larsson i cili u pensionua si futbollist në tetor.