14 dhjetor 2009

Bayern Munich kërkon Senderosin

Sipas tabloidit anglez Daily Mirror, Bayern Munich është i interesuar për mbrojtësin e Arsenalit, Philippe Senderos dhe është duke përgatitur ofertë për shërbimet e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.
Bayern pritet ta largojë brazilianin e ri Breno, duke e huazuar gjatë afatit kalimtar dimëror, dhe Senderos thuhet të jetë zëvendësues i përshtatshëm.
Zvicerani nuk është paraqitur këtë sezon për Arsenalin dhe është në pritje të janarit për të gjetur një klub të ri. Ai gjatë sezonit të kaluar ishte i huazuar në Milan.