27 dhjetor 2009

Wenger: Lëndimi i Fabregas nuk është i rëndë

Arsenali mposhti Aston Villën sot pasdite në Emirates Stadium dhe gjatë ndeshjes, kapiteni i top çinjve Cesc Fabregas ishte lënduar. Pas ndeshjes, reagimi i parë i Wenger ishte që lëndimi nuk ishte i rëndë.
“ Lëndimi nuk është shumë i rëndë. Ashtu pohon dhe vetë Fabregas.”
“ Ishte një ndeshje e rëndësishme, sepse patëm rastin për tu afruar më afër në tabelë. Është e rëndësishme për ekipin që të dijë se mund të fitojë ndeshje të mëdha.”
I pyetur nëse Arsenali do ta fitonte ndeshjen po të mos luante Fabregas, Wenger tha:
“ Kjo është vështirë e parashikueshme. Ne ishim duke dominuar, dhe mendova se në 20 minutat e fundit do të mund të bënim diferencën. Por ndaj Aston Villës definitivisht e ke testuar soliditetin e mbrojtjes, pasi që ata janë të fortë në pjesën e dytë.”
“ Jam i lumtur sonte sepse kemi qenë solid në mbrojtje, ishim të durueshëm, të qëndrueshëm, morrëm lojën në dorë në pjesën e dytë dhe bëmë diferencën.”
I pyetur se a do ta tejkaloj skuadra e tij Chelsean, Wenger reflekton në karakterin e ekipit të tij.
“ Kjo është ajo çfarë dëshirojmë të arrijmë. Besoj se ne duam dhe natyrisht është me rëndësi se besimi është i madh në skuadër. Disponimi është fantastik, dhe le të vazhdojmë kështu, duke punuar.”
“ Do ti mbajmë sytë hapur në merkato, nëse shohim rastin ideal, do ta shfrytëzojmë.”
“ Kemi Nicklas Bendtnerin që kthehet shpejtë dhe ai është një opcion. Planet po i prish Van Persie me të cilin planifikuam që të luajmë tërë sezonin por ai ende nuk duket në horizont.”
“ Jemi në shumë gara të pranishëm, Champions League është garë e vështirë, dhe nëse mund të bëjmë diçka, atëherë do ta bëjmë.” Deklaroi pas ndeshjes Wenger.