27 dhjetor 2009

Reali ri-kërkon Bruno Alveshin e Portos

Real Madrid edhe një herë është lidhur me një transferim të mbrojtësit fantastik të Portos Bruno Alves, dhe një marveshje mund të arrihet në afatin kalimtar të Janarit.
Real Madrid është goditur nga një lëndim i Pepes, i cili bën që mbrojtësi kryesor i Realit të mungoj për pjesën e mbetur të sezonit, dhe për këtë arsye merengezët kërkojnë zëvëndësimin e duhur.
Mbrojtësi serb i Chelseat ishte lidhur gjithashtu me një kalim te mbretërit, por, e përditshmja portugeze A Bola raporton se është shumë e mundshme që Real Madrid ta sjell portugezin Alves në Bernabeu.
Alves ka një klauzolë prej 30 milion eurosh që nuk do të ishte aspak problem për Florentino Perezin i cili medoemos duhet të bëhet përsëri duarlirë.
28 vjeçari Alves mësohet të jetë pajtuar për transferimin, mirëpo bossi i Portos Jesualdo Ferreira dëshiron ti ofroj kontratë të re, gjë që do ti prishte planet e Realit.
Manuell Pellegrini luajti me Ezquiel Garay dhe Raul Alibolin në mbrojtje, por mendon se duhet të vijnë ende përforcime në mbrojtjen mbretërore.