27 dhjetor 2009

Ferguson lavdëron Rooneyn

Strategu i Manchester United Sir Alex Ferguson u prononcua menjëherë pas takimit me Hull Cityn, lavdëruar Rooneyn për impaktin e bërë.
“ Ai ishte rrezik gjatë gjithë kohës për Hull Cityn.”
“ Ai bëri një gabim për golin që e shënuan ata por përndryshe gjithçka ishte mirë.”
“ Ai ka një dëshirë të lindur brenda tij, ai është një fitues natyral.”
“ Është bonus i madh që do të kthehen dy qendërmbrojtësit.”
“ Rezultatet e Premier Ligës janë të jashtëzakonshme.”
“ Nëse bëni gabime në këtë kampionat, atëherë do të dënoheni.”
“ Nëse i shmangemi këtyre gabimeve atëherë do të bëjmë mirë.” Deklaroi për Sky Sport pas takimit Fergie.