11 dhjetor 2009

Welbeck, deri 2013 në Man Utd

Manchester United ka konfirmuar se sulmuesi i ri, Danny Welbeck ka nënshkruar kontratë të re, që do ta mbajë atë në Old Trafford deri në qershor 2013.
Menaxheri i Djajve të Kuq, Sir Alex Ferguson, ishte i lumtur që arriti marrëveshje me Welbeckun për vazhdimin e qëndrimit në klub.
“Jemi të lumtur. Danny është njëri prej futbollistëve të rinj që ka depërtuar nga akademia. Ai do të ketë karrierë të shkëlqyeshme dhe ne kemi treguar besimin ndaj tij për të ardhmen”, tha Ferguson.