11 dhjetor 2009

Van Nistelrooy nuk vjen në Birmingham

Menaxheri i Birmingham City, Alex McLeish, ka përjashtuar mundësinë e transferimit të sulmuesit të Real Madridit, Ruud van Nistelrooy gjatë afatit kalimtar të janarit.
33 vjeçari ka humbur vendin në formacionin bazë të gjigantit madrilen dhe spekulohej se kërkohet nga Birmingham, por edhe klube tjera evropiane, përfshirë Romën.
“Ruud, me karrierën e tij, vështirë se do ta sheh veten duke shkuar poshtë nga një klub si Real Madrid në Birmingham”, deklaroi McLeish.