11 dhjetor 2009

Walcott shkruan libra për aventurat e tij

Sulmuesi i krahut i Arsenalit dhe i Kombëtares së Anglisë Theo Walcott (20) sipas mediave angleze si duket për pak kohë do të notojë edhe në ujërat e letërsisë. Në të vërtet Walcott tash për tash për një autor të panjohur do të rrëfejë jetën e tij që do të përfshihet në katër libra, ku do të përshkruhen aventurat e tij fëmijërore dhe rrugëtimi i tij prej futbollisti. "Vërtet jam i emocionuar se çka do të bëjë me këto libra. Libri në familjen time gjithmonë ka pasur rol të veçantë derisa jam rritur me to " ka thënë Walcott, ndërsa kjo seri e librave pritet të dal në prill të vitit të ardhshëm.