19 dhjetor 2009

Vazhdojnë fitoret për Tottenham dhe Villa

Tottenhami dhe Aston Villa kanë vazhduar sezonin e shkëlqyeshëm në Ligën Premier, duke shënuar fitore në javën e 17-të kundër Blackburnit, respektivisht Stoke Cityt.
Peter Crouch ka qenë heroi i Tottenhamit në takimin e zhvilluar në fushë të Blackburnit, duke të shënuar të dy golat e fitores 2-0. Goli i parë i shtatlartit anglez erdhi në fund të pjesës së parë (45’), ndërsa i dytë që vulosi fitoren e mysafirëve, shtatë minuta para fundit të takimit (83’).
Aston Villa në anën tjetër ka shënuar fitore minimale në fushë të vet ndaj Stoke Cityt, me golin e zëvendësuesit John Carew pas një ore lojë.
Ekipi i trajnerit Martin O’Neill për momentin mban pozitën e tretë me 35 pikë, ndërsa ai i Harry Redknap në pozitën e katërt me 33 pikë. Arsenali, që për momentin mban pozitën e tretë me 32 pikë, mund të ringjitet në të tretën nëse shënon fitore ndaj Hull Cityt.