19 dhjetor 2009

Bayern vazhdon serinë e fitoreve

Bayern Munchen nuk ka të ndaluar. Skuadra më e trofeshme gjermane kësaj radhe morri në kthetrat e saja Herthën e Berlinit të cilën e mposhti me rezultat 5-2.
Van Buyten hapi serinë e golave në minutën e 16. Gomez në minutën e 31 shënon për epërsinë e dyfishtë.
Dy minuta më vonë Arjen Robben shënon dhe një gol në fanelën e Bayern, tani për golin e tretë duke bërë të ditur se këtu ndeshja morri fund.
Në pjesën e dytë ndeshja ishte diç më e balancuar. Muller shënon në minutën e 60 për 4-0. Epërinë e zvoglon simbolikisht Ramos në minutën e 71.
Në minutën e 77 Olic shënon për 5-1 dhe në minutën e fundit mysafirët shënuan edhe një gol sa për të zgjeruar listën e golashënuesve.
Leverkusen nga ana tjetër ka shënuar gjithashtu fitore, duke mos i dhënë mundësi Bayernit që të marr kreun në Bundesligë.
Si po vazhdon Bayerni, vështirë duket të ndalet. Pozita në BundesLigë tani është çështje kohe, kurse bavarezët sigurisht se me këtë formë do të jenë të frikshëm dhe në Europë.