05 dhjetor 2009

Vargas: Brazili është favorit, por...

Anësori i Fiorentinas, Juan Manuel Vargas, beson se Brazili është favoriti kryesor për ta fituar Kampionatin e ardhshëm Botëror, mirëpo duke mos lënë anash Italinë dhe Spanjën.
Përfaqësuesja e tij, Peru, nuk ka siguruar kualifikimin për në Afrikën e Jugut, ndërsa Vargas megjithatë thotë se një përfaqësuese nga Amerika Latine do të shpallet kampion.
“Brazili do të jetë gjithmonë favorit për shkak të historisë që ka, dhe për shkak të lojës, mirëpo asnjëherë nuk duhet të harrojmë Italinë dhe Spanjën...”, ka thënë peruani për gazetën El Bocon.