05 dhjetor 2009

Ronaldo: Portugalia të luajë në nivel maksimal

Cristiano Ronaldo i ka paralajmëruar bashkëkombësit e tij se duhet të japin gjithçka nga vetja që në fillim të Kampionatit Botëror, nëse dëshirojnë të kalojnë në 1/8 e finales.
Portugalia gjendet në të ashtuquajturin ‘grupi i vdekjes’ ku do të ketë përballë Brazilin, Bregun e Fildishtë dhe Korenë Veriore.
“Kemi një grup të komplikuar. Do të jetë vështirë, mirëpo jam i lumtur që do të ndeshem me bashkëlojtarë dhe me miq”.
“Futbolli është gjithmonë i komplikuar. Duhet të luajmë mirë për të fituar dhe jemi të motivuar për t’u ndeshur me skuadra të mëdha”, ka thënë portugezi për faqen zyrtare të Real Madridit. /