05 dhjetor 2009

Ancelotti: Terry përjetë te Chelsea

Para ndeshjes me Manchester Cityn, menagjeri i Chelseat Carlo Ancelotti ka pohuar se John Terry – njeriu të cilin e dëshironte Hughes kohë më parë, do të qëndroj te Chelsea deri në fund të karrierës.
“ Kurrë nuk e kam menduar se ai do të luaj për ndonjë ekip tjetër. Ai është simboli i këtij klubi dhe një kapiten fantastik.”
“ Nuk ishte e nevojshme që unë ta lus të qëndroj, pasi që ai vet e kreu këtë punë. Kurrë nuk jam frikësuar se ai do të largohej. Nuk mund ta shoh atë duke luajtur për ndonjë klub tjetër. Shpresoj që ai të qëndroj deri në fund të karrierës këtu.”
“ Terry nuk është i rëndësishëm vetëm për cilësinë e teknikës që shfaq, por personaliteti dhe sjellja e tij jashtë fushës.”
“ Ai është një lojtar që unë e prisja, dhe njeriun që e prisja. Lojtarët si Terry janë një përparësi për trajnerët sepse, nëse lojtraët dëshirojnë të shohin se si të sillen dhe të stërviten, atëherë le ta shikojnë atë.” Deklaroi Ancelotti për The Daily Express.