03 dhjetor 2009

Uest Hemi interesohet për bomberin Luka Toni

Xhanfranko Zola, trajneri i Uest Hemit, kërkon të afrojë me çdo kusht në “Upton Park” sulmuesin italian Luka Toni. Futbollisti i kombëtares italiane duket se po humb kohë te Bajerni i Mynihut nën urdhrat e trajnerit Luis van Gal. Sipas së përditshmes britanike “The Guardian”, Uest Hemi ndodhet në bisedime të avancuara me ish-bomberin e Fiorentinës dhe Palermos.
Kohët e fundit Toni është duke vuajtur edhe dëmtimin në ligamentin e njërit gju, i cili ka ndikuar negativisht në formën e tij këtë sezon. Sipas “The Guardian”, në dy javët e fundit menaxherët e Uest Hemit kanë kontaktuar nga afër me futbollistin 32-vjeçar, duke rënë parimisht dakord për transferimin e tij në Premier Ligë.