03 dhjetor 2009

Juventus-Inter, sfida transferohet në merkato

Sfida e fundjavës mes gjigantëve të futbollit italian po transferohet edhe në merkato. Pandev dhe Ranokia janë dy emrat e fundit për të cilët interesohen klubet e Juventusit dhe Interit.E përditshmja Tuttosport raporton se në objektivat e këtyre klubeve është edhe talenti brazilian i Gremios, Mario Fernandes.
Ndërkohë, Gazzetta dello Sport thotë se prioritet për Juventusin janë futbollistët e Barit, Bonuçi dhe Ranokia. Për këtë të fundit, veç Interit interesohen edhe skuadrat e Mançesterit dhe Çelsit.