03 dhjetor 2009

Ambrosini: Scudetto objektiv i arritshëm

Kapiteni i Milanit, Massimo Ambrosini, shpreson që Juventusi ta ndalojë Interin në derbin e të shtunës, ashtu që Rossonerët të jenë më pranë kreut.
“Scudetto është një projekt shumë i vlefshëm. Po luajmë mirë, mirëpo duhet të përmirësohemi nëse dëshirojmë ta arrijmë Interin. Njëherit po shpresojmë që (Interi) të ngadalësojë ritmin”.
“Do të jemi më pranë nëse Juve mposht Interin dhe atëherë do të mund të flasim për Scudetto”.
“Besoj se kjo skuadër (Milani) mund të garojë në të njëjtin nivel sikur gjithë të tjerët”, ka thënë Ambrosini për La Gazzetta Dello Sport.