12 dhjetor 2009

UEFA cakton qytetet nikoqire në Ukrainë për Euro 2012

Katër qytete ukrainase do të jenë nikoqire të Evropianit 2012 të futbollit, që do të mbahet në Poloni e Ukrainë. Kështu ka vendosur UEFA pas një mbledhje të mbajtur të premten në Funchal të Portugalisë.
Kievi ndërkohë do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të Evropianit 2012. Pos Kievit, në Ukrainë ndeshjet do të luhen edhe në Donetzk, Kharkiv dhe Lviv.
Vonesat në ndërtimin e stadiumeve dhe infrastrukturës kishin vënë në dyshim nëse Ukraina është e aftë të organizojë një ngjarje siç është Evropiani i futbollit.
“Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së ka ardhur në konstatim se ka ende shumë punë për të bërë nga të gjitha qytetet nikoqire në Ukrainë”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga faqja e UEFA-së.