12 dhjetor 2009

Ronaldinho: Te Milani po luaj më mirë

Sulmuesi i Milanit Ronaldinho pohon se ai tani luan më mirë se sa kur ishte në Barcelonë si përgigje për formën e tij të mirë.
Braziliani është ringjallur këtë sezonë. Ai është përsëri në ditët e tija më të mira duke ndezur motorët në Milanello. Kjo e shtyn të mendojë atë se ai është shumë më i mirë tani se sa në të kaluarën në Camp Nou.
“ Jam kthyer në atë që kam qenë. Në fakt unë mendoj se jam tani më i fortë.”
“ Tani duket çdogjë më e lehtë.”
“ Jam shok me Leonardon. Ne flasim për gjithçka në gjuhën time. Kurrë nuk kam patur relacione aq të mira me ndonjë trajner më parë.”
“ Unë dua të luaj në kampionatin botëror. Si mund të mos më ftoj Dunga nëse luaj kështu? Unë dua të jem pjesmarës në Afrikën Jugore.” Përfundoi Ronaldinho