12 dhjetor 2009

Ferrara: Nuk do të largohem

Trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, ka mohuar spekulimet se ai do të japë dorëheqje pasi biankonerët u eliminuan nga Liga e Kampionëve këtë javë.

Humbja prej 4-1 nga Bayern Munich ishte më e rënda në shtëpi për Juventusin që nga viti 1967. Duke folur në konferencën e shtypit para takimit të sotëm kundër Barit, Ferrara është përgjigjur shkurtazi me “Jo”, në pyetjet nëse ndjen se stoli i tij është i rrezikuar.

Me gazetarët të cilën kanë vazhduar ta provokojnë atë duke e pyetur nëse është në gjendje të japë dorëheqje, Ferrara ka shikuar drejt në sy të tyre duke thënë “Kurrë”.

“Na kritikoni kur është e drejtë, por mos na kritikoni vetëm për ta bërë atë. Nuk më pëlqen kjo lojë kur dikush vjen me ashpërsi. Unë tashmë e kam hapur librin tim të zi...”, ka thënë Ferrara./