24 dhjetor 2009

Toti, Mbreti i Italisë, 27 gola në 2009-ën

Asnjë nuk ka shënuar më shumë se kapiteni mes kampionatit dhe kupave: Është një vit fantastik
“Vetmia” nuk është vetëm ajo e numrave të parë. Merrni 27-ën, numrin që Xhiani Anjeli thonë se e synonte në kazinonë e Montekarlos kur Ferrari ndiqte dhe nuk mbizotërnte. Avokati ishte një “estetist” dhe me siguri do të kishte çmuar një djalosh në moshën 33-vjeçare, që në një vetmi të shkëlqyer, është “mbreti” i golashënuesve të 2009-ës. Françesko Toti përpara të gjithëve. Pikërisht përpara të rinjve (Pacini, Pato), ekspertit (Milito), surprizës Pelizier, “axurrëve” (Xhilardino, Di Natale, Kualjarela)DREJT BOTËRORIT - Pra, asnjë si ai, pavarësisht nga dëmtimet që e kanë ndaluar jo pak herë. Për këtë, në pemën e Krishtlindjeve, kapiteni i Romës ka shkruar një letër me tri kërkesa: një vend në Ligën e ardhshme të Kampioneve, titullin e golashënuesit më të mirë në Itali dhe një fanellë “axurre” me pamje nga Afrika e Jugut. Nga ana tjetër, një rikthim në kombëtare do të kishte patjetër një domethënie të qartë: një gjendje e shkëlqyer fizike, duke parë që kjo do të ishte perspektiva e pamendueshme për t’iu përgjigjur grumbullimit të mundshëm të Marçelo Lipit.MISION I PËRMBUSHUR - Është e vërtetë që viti futbollistik u mbyll me një dëmtim të vogël në këmbën e djathtë (goditje në kofshë dhe fryrje e tendinave të gjurit), por gjithsesi, numrat çetrtifikojnë një 2009-të të shkëlqyer: 17 gola të shënuar në kampionat (8+9) dhe 10 në kupat ndërkombëtare (Liga e Europës). Për këtë Toti, në ngjitje të plotë në renditjen e golashënuesve më të mirë të Serisë A të të gjithë kohërave (tani është i 8-ti), mund të flasë me tonin e një misioni të përmbushur. “Ka qenë një vit dhe në veçanti një muaj i fundit, vërtet i paharrueshëm, - shpjegon numri 10 i verdhekuqve. - Emocionet finale kanë qenë të shumta: fitorja në derbi, vendi i parë në grupin e Ligës së Europës, ngjitja në kampionat, deri te arritja e vendit të katërt në renditje dhe para së gjithash zyrtarizimi i kontratës që do të më lidhë përjetë me Romën. Të jesh verdhekuq gjatë gjithë jetës, është një ëndërr që u realizua”.SULMI & BURDISO - Në futbollin e mijëvjeçarit të tretë, tashmë është një gjë e rrallë, duke parë që klubet janë zona profesioniste “të parkimit” të përkohshëm. Për këtë, Roma është në kërkim të partnerit të kapitenit, para së gjithash nëse Baptista do të shkojë te Interi. Identikiti? Në Romë ka nga ata që ëndërrojnë Pandevin (thuajse një shuplakë ndaj Lacios), hipoteza që të çon te Suazo, Toni, Adriano e Pavluçenko, duket drejt rënies. Në pritje të zhvillimeve, është për t’u theksuar që Burdiso u operua para dy ditësh në Buenos Aires në dorën e majtë për një frakturë që pësoi në ndeshjen ndaj Parmës. Me rifillimin e kampionatit, argjentinasi nuk do të mungojë ndaj Kaljarit. Pastaj, me një Toti në superformë, nuk ka asnjë që kërkon ta humbasë “shkprepjen” e parë të vitit që ri.