23 dhjetor 2009

Torres Liverpoolit: Sillni përforcime!

Sulmuesi spanjoll në radhët e Liverpoolit Fernando Torres u ka dërguar një porosi të qartë bashkëpronarëve te Liverpoolit Tom Hicksit dhe George Gillettit. "Është e qartë se na duhen përforcime. Nuk kemi një skuadër të fortë sa do të duhej të kemi dhe nëse arrijmë të sjellim përforcime cilësore kjo do të ishte shumë pozitive për neve", transmeton deklaratën e Torresit The Sun. Vendi i tetë në tabelë pas 18 ndeshjeve dhe tetë pikë larg vendit të katërt që e mbanë Aston Villa ky është një realitet i “të kuqve”. Torres është i vetëdijshëm për situatën serioze dhe krizën që ka klubi. "Mendoj se situata është shumë e vështirë sepse nuk jam i sigurt nëse kemi para që të blejmë lojtarë cilësorë. Së kendjemi duhet të mendojmë se si ta konsolidojmë skuadrën dhe me lojtarët që kemi. Nëse arrijmë të sjellim përforcime, do të ishte diçka emirë, nëse jo, nuk kemi çka të bëjmë", ka thënë Torres.