23 dhjetor 2009

Zidan: Unë jam një ambasador për Madrid

Njëri prej futbollistë më të mirë që ka pasur Franca, Zinedini Zidan, ka thënë se po kalon ditët më të mira në postin e këshilltarit që e ka në Real Madrid. Dëshira e këtij është që me Realin të jenë lider i tabelës në Spanjë. “Unë jam një ambasador për Madrid. Jam një këshilltar i presidentit. Kërkesa ime në rikthim në Madrid ishte të zbulojë se si një klub i madh funksionon nga brenda. Doja ta dija se çfarë ndodh prapa skenave dhe, mbi të gjitha, doja të dija orarin e presidentit çdo ditë. Ai më autorizoj mua të shkoj në takime të përcjell, të dëgjoj dhe mësoj. Shkoj në takime marketingu, në stërvitje të ekipeve juniore dhe po ashtu të ekipit të parë për të zbuluar aspektet të cilat ende nuk di. Qëllimi im është të jem lider, por kam disa gjëra për të realizuar”, tha Zidan.