23 dhjetor 2009

Aquilani nga minuta e parë kundër Wolverhamptonit?

Alberto Aquilani mund të regjistrojë startin e parë nga fillimi i ndeshjes me fanellën e Liverpoolit, të shtunën, kur Të Kuqtë do të luajnë kundër Wolverhampton Wanderers në Anfield.
Mesfushori italian u transferua nga Roma gjatë afatit kalimtar veror për 20 milionë funte, ndërsa si pasojë e lëndimit të gjurit, nuk ka mundur të fillojë nga minuta e parë në ndonjë ndeshje të Ligës Premier.
Mirëpo, mungesa e Javier Mascheranos (si pasojë e lëndimit dhe suspendimit) mund ta detyrojë trajnerin Rafael Benitez që ta inkuadrojë Aquilanin nga minuta e parë.