11 dhjetor 2009

Tiago nuk dëshiron të largohet nga Juventus

Mesfushori portugez Tiago thotë se ai është i përkushtuar te klubi i tij aktual Juventus dhe nuk mendon për t’u larguar.

Portugezi së fundi është lidhur me një largim nga ekipi italian që në muajin janar, me kampionin e Bundesligës, Wolfsburg, si destinacion i mundshëm.

“Mund t’ju siguroj se këto janë vetëm spekulime të mediave. Nuk ka asgjë të vërtetë që nga fillimi kur ata kanë filluar të flasin për këtë gjë. Nuk është në planet e mia të largohem nga Juventusi”, ka thënë Tiago.