11 dhjetor 2009

Aquilani: Dua të luaj

Mesfushori i Liverpoolit, Alberto Aquilani, dëshiron të jetë edhe një herë startues për klubin, kësaj here në një ndeshje shumë të rëndësishme, derbin kundër Arsenalit që zhvillohet të dielën në Anfield.
Italiani i cili nënshkroi për Redsat gjatë verës për 20 milionë funte, ka bërë debutimin e plotë në mesjavë kundër Fiorentinës, pasi u rikuperua nga lëndimi në gju dhe la shumë mbresa me paraqitjen e tij.
“Kam nevojë të luaj, të luaj dhe të luaj pasi jam në një ekip të ri dhe kam nevojë për lojë tash. Gjuri im është mirë, ndjehem mirë dhe tash duhet të punoj shumë për të stërvitur trupin. Vërtet shpresoj se mund të luaj kundër Arsenalit”, ka thënë 25-vjeçari./