11 dhjetor 2009

Walcott i vendosur të luajë kundër Liverpoolit

Anësori i Arsenalit, Theo Walcott, është i vendosur të lërë prapa pengesat që i kanë shkaktuar lëndimet dhe shpreson të jetë shartues në derbin e të dielës duke treguar një paraqitje të mirë kundër Liveproolit.
20-vjeçari nuk ka qenë në gjendje të tregojë aftësitë e tij këtë sezon për shkak të lëndimeve të vazhdueshme, por beson se mund të rikthehet në formë dhe të tregojë vlerat në ndeshjen e radhës.
“Shpresoj se nëse luaj nga fillimi do të luaj me zemër. Isha fans i Liverpoolit kur isha i ri dhe gjithmonë kam luajtur mirë atje. Gjithmonë më rikthehen kujtimet e mira, andaj edhe nëse inkuadrohem nga stoli, shpresoj se do të bëj punë të mirë”.
“Ka qenë një kohë e gjatë që kur kam luajtur 90 minuta. Gjëja kryesore ishte të luftoj dhe të jem i gatshëm për vikend. Dhe shpresoj se do të luaj rol për të ndihmuar ekipin të nxjerrë rezultat pozitiv”, ka thënë Walcott.