14 dhjetor 2009

Tare: Nuk largohem nga Lazio

Drejtori i Lazios Igli Tare ka qeshur me pohimet e funndit se Aleksandar Kolarov dhe Tommaso Rocchi do të largohen në Janar.
“ Kolarov? Kanë ardhur shumë klube për ta shikuar, por kjo nuk do të thotë se ata i dëshirojnë lojtarët tanë.”
Raporte rreth medias Italiane thonin se Tare i ka ardhur në maje të hundës presidentit Claudio Lotito, dhe se është vetëm çështje ditësh se kur do të ja tregoj derën shqiptarit.
“ Edhe nëse e kërkon Bayern Munchen apo Interi Kolarovin, ne nuk do ta shesim. Nuk do të ketë negociata, dhe kjo çështje ka përfunduar.”
“ Sa për mua dhe Rocchin, këto janë vetëm spekulime mediatike dhe asgjë më shumë.” Përfundoi ish sulmuesi i kombëtares Shqiptare.