14 dhjetor 2009

Pepe: Jam i shkatëruar

Mbrojtësi shtatgjatë i Real Madridit Pepe ka thënë se ai ‘’ është i shkatëruar” pasi që mësoi se e ka ndrydhur ligamentin kryesor anterior (ACL) në gjurin e djathtë, i cili e detyron atë të jetë jashtë aksionit deri në fund të sezonit.
Mbrojtësi kryesor i Realit vuajti një lëndim në ndeshjen e së shtunës ndaj Valencias duke dalur nga fusha duke derdhur lot dhe me duart kapur për kokë.
Portugezi do të i nënshtrohet një operacioni për të rregulluar ligamentin e dëmtuar.
Ky lëndim do ta lë Pepen jashtë aksionit për pjesën e mbetur të sezonit, por, është shumë e mundshme që të mungoj dhe në kampionatin botëror Afrika Jugore 2010.
Pas marrjes së lajmit për lëndimin e tij, bashkëlojtarët e tij të Real Madridit i kanë dhënë mesazhe të mbështetjes dhe të inkurajimit.
Sergio Ramos: “ Mbaje shpirtin, vëlla.”
Cristiano Ronaldo: “ Të dëshiroj përmirësim, Pepe. Kthehu shpejt.
Raul Albiol: “ Reali pa ty nuk është i njëjtë.”
Iker Casillas: “ Ne të gjithë të duam, Pepe.”