14 dhjetor 2009

Ancelotti: Chelsea do të ketë sezon fantastik

Menaxheri i Chelseat Carlo Ancelotti beson se klubi mund të ketë një sezon fantastik, përkundër paraqitjeve katastrofale ditëve të fundit.
Blutë e Londrës nuk dijnë për fitore në katër takimet e fundit.
“ Jam duke punuar me lojtarë fantastik, dhe kemi rast që të kemi një sezon fantastik.”
“ Ne duhet të përmirësohemi në ndërprerjet pasi që pranuam tri gola nga ato situata.”
“ E njëjta gjë ndodhi dhe ndaj Aston Villës. Ne e humbëm takimin në ndërprerjet dhe u përmirësuam, të njëjtën gjë duhet ta bëjmë dhe tani.
“ Për këto situata, duhet të gjejmë pozita më të mira brenda 16-metërshit.”
“ Ne në dhjetë ndeshje nuk pranuam gol në Stamford Bridge, dhe të shtunën pranuam tre. Ne duhet të qëndrojmë të qetë dhe të vazhdojmë të punojmë.” Përfundoi Ancelotti.