24 dhjetor 2009

Spalletti fton Rocchin te Zeniti

Pas Goran Pandevit, Lazio mund të humbë edhe një tjetër lojtar të rëndësishëm, dhe ky është Tommaso Rocchi.
Tuttomercatoweb njofton se trajneri i ri i Zenit St. Petersburgut, Luciano Spalletti, është takuar me sulmuesin italian, të cilit i ka bërë një ofertë që t’i bashkëngjitet skuadrës ruse.
Ish-trajneri i Romës, është në kërkim të lojtarëve të cilët do ta bëjnë Zenitin më të fortë para sezonit të ri, që fillon në muajin mars.
Rocchi ka kërkuar kohë para se të marrë një vendim, ndërsa ai joshet nga fakti që në sezonin tjetër, Zeniti do të luajë në Ligën e Kampionëve, gjë që vështirë mund t’i ndodhë Lazios.
Sipas njoftimeve të sotme, edhe Julio Cruz mund të braktisë Biancocelestët.