24 dhjetor 2009

Wenger: Premier Liga ka ndryshuar

Menaxheri i Arsenalit Arsene Wenger mendon se Premier Liga ka ndryshuar shumë që prej kohës kur ai hyri për herë të parë në derën e Arsenalit, 13 vite më parë.
“ Para së gjithash, është bërë projekt mbarë botëror.”
“ Kur udhëtoj unë shoh se sa e popullarizuar është Premier Liga.”
“ Së dyti, sistemi pronësimit ka ndryshuar komplet. Struktura e lojës ka ndryshuar dhe gjyqtarët janë bërë professional.”
“ Kampionati është bërë më professional para së gjithash përderisa presioni është rritur ashtu si të ardhurat që janë rritur. Kjo do të thotë se cilësia e lojës është përmirësuar.”
“ Për disa gjëra, këto ndryshime janë për të mirë, por kanë edhe negativitetin e tyre pasi që nuk ka relaksim.”
“ Të gjithë janë ngapak të tensionuar dhe jeta është, edhe kënaqësi. E ndjeva që 13 vite më parë një humbje ishte më pak dramatike se sa që është sot. Gjithçka sot është për të qenë në Champions League dhe Top 4-sh.” Përfundoi Wenger.