01 dhjetor 2009

Spalletti dëshiron Pavlyuchenkon në Zenit

Klubi rus Zenit St Petersburg thuhet se dëshiron të angazhojë sulmuesin e Tottenhamit, Roman Pavlyuchenko.
Zenit pritet të emërtojë Luciano Spallettin si trajner të ri të ekipit, dhe italiani dëshiron Pavlychenko të jetë nënshkrimi i ri i tij, bën të ditur Daily Mail.
Pavlyuchenko, i cili dëshiron të rikthehet në Rusi, vlerësohet rreth 15 milionë funte nga Tottenham, por Zenit ngurron të paguajë ndonjë shumë më të madhe se 10 milionë. Për rusin i interesuar është edhe ish-klubi i Spallettit, Roma./