Kampioni në fuqi i Ligës Premier, Manchester United, raportohet se është duke përgatitur marrëveshje të re për mesfushorin Ryan Giggs.
Sipas Daily Mail, Giggs, i cili mbushi 36 vjet gjatë vikendit kur shënoi edhe golin e 100-të në karrierë në Ligë nuk e ka në plan ende të heqë dorë nga loja aktive.
Giggs do të jetë pa kontratë në fund të sezonit, por atij i është ofruar vazhdimi njëvjeçar i kontratës nga drejtuesit e klubit anglez, edhe pse Sir Alex Ferguson tha se ai do të luajë së paku edhe për dy vite të tjera