Sulmuesi i Arsenalit, Carlos Vela, është i vendosur ta shpaguajë kohën e humbur sa ishte i lënduar dhe jashtë fushe.
Meksikani sapo është rikuperuar nga lëndimi në gju dhe ka filluar të përfshihet në ekipin e parë nga menaxheri Arsene Wenger.
“Ka qenë një fillim i vështirë. Nuk mund të stërvitesha me ekipin në para-sezon dhe që atëherë kam pasur shumë lëndime dhe kam humbur shumë ndeshje. Ka qenë vështirë, por shpresoj se të gjitha lëndimet janë tash e kaluar dhe se do të jem në gjendje të punoj shumë dhe kënaqem dhe të rikthehem në ekip dhe të fitoj diçka”.
“Dua vërtet të përmirësohem në krahasim me sezonin e kaluar. Dua të shënoj më shumë gola se sezonin e kaluar dhe dua të luaj më shumë dhe synim për ekipin mbetet të fitojmë diçka”, ka thënë Vela.