17 dhjetor 2009

Skeda e “Spice Boy”-t

Devid Bekham ka lindur në Londër më 2 maj të vitit 1975. Më 8 korrik të vitit 1991, kur ka qenë vetëm 16 vjeç, ka nënshkruar një kontratë me ekipin e të rinjve të Mançester Junajtid. Gjihtmonë në moshën 16-vjeçare ka lënë studimet për t’iu dedikuar plotësisht futbollit, duke nënshkruar edhe kontratën e parë si profesionist. Ka qenë pjesë e ekipit të të rinjve, që ka fituar Kupën e Anglisë për skuadrat e moshave në vitin 1992.
Në të njëjtin vit ka debutuar me ekipin e parë në Kupën e Ligës. Ka qëndruar tek Junajtid deri në vitin 2003, me në total 394 paraqitje, duke realizuar 85 gola dhe duke fituar një Champions Ligë në vitin 1999. Nga viti 2003 deri në vitin 2007 ka luajtur me Realin e Madridit (159 ndeshje dhe 20 gola), më pas ka shkuar në Amerikë. Në janarin e 2009-ës ka kaluar borxh tek Milani.