17 dhjetor 2009

Girardi: Inzagi do të qëndrojë tek Milani

Pronari i Parmës, Tomazo Girardi, nuk beson se në të ardhmen Filipo Inzagi do të veshë fanellën e skuadrës së tij. Sulmuesi nga Piaçenca nuk është aktivizuar shumë nga tekniku i Milanit, Leonardo, por sipas presidentit të Parmës ai nuk do të lëvizë nga Milanelo: “Pipon e kam mik dhe nuk e mohoj se flas shpesh me të. Por Inzagi është një lojtar i Milanit dhe do të qëndrojë i tillë. Do të ishim të çmendur nëse do të mendonim për merkaton tani që ndodhemi në vendin e katërt në renditje. Natyrisht do të tregohemi të kujdesshëm, por e vetmja gjë që do të bëjmë do të jetë t’i japim hapësirë të rinjve që luajnë më pak”, ka thënë Girardi.