12 dhjetor 2009

Sissoko nuk largohet nga Juventus

Mesfushori i Juventusit, Mohammed Sissoko nuk do t’i bashkohet Bayern Munichut gjatë afatit kalimtar të janarit, ka insistuar menaxheri i tij, Jose Segui. Më herët gjatë kësaj jave qarkulluan spekulime se ylli i Bianconerëve kërkohet nga gjiganti bavarez. Por, Segui ka theksuar se Sissoko do të mbetet në Juventus.

“Nuk është e vërtetë. Janë vetëm spekulime. Ai nuk planifikon të largohet nga Juventus, ndërsa klubi nuk dëshiron ta shesë. Ai është duke u rikuperuar nga lëndimi dhe ndihet i qetë rreth kësaj çështjeje”, tha Segui.