12 dhjetor 2009

Albiol e thërret Villan

Raul Albiol ka ftuar ish bashkëlojtarin e tij nga Valencia, David Villa t’i bashkohet atij në Real Madrid. Valencia planifikon ta shesë Villan, ndërsa ylli spanjoll spekulohet se kërkohet nga Manchester United dhe Chelsea për afatin kalimtar të janarit.
Mirëpo, Albiol e ka këshilluar Villan të mbetet në Spanjë dukë thënë: “Ai është futbollist i shkëlqyeshëm dhe do ta kishte më së miri të vinte në Real. Nëse vjen këtu, do të ishim përsëri bashkëlojtarë sikurse në Kombëtaren spanjolle”, tha Albiol.