12 dhjetor 2009

Primera Divizion, Reali në Valencia, derbi për Barçën

Java e 14 e Ligës spanjolle rezervon emocione ku Barça do të luajë derbin ndaj Espanjolit, ndërsa Reali do udhëtojë në Valencia për të mos iu shmangur kreut.
Barça ndodhet pesë pikë para madrilenëve (1 ndeshje më shumë) dhe në derbi duket mëse i motivuar. Guardiola i ka të gjithë lojtarët në dispozicion, ndërkohë që pas kësaj ndeshje do t’i duhet të udhëtojë për në Botërorin e klubeve, i vetmi trofe i epokës Guardiola që mungon në harkun e 16 muajve të drejtuar nga tekniku i ri spanjoll.

Ndërkohë që madrilenët ui pret një ndeshje e vështirë në Mestaja të Valencias. Një sfidë mes vendit të dytë e të tretë, ku mungesa e Kristiano Ronaldos (i skualifikuar) do të bjerë në sy po aq sa edhe mungesa e Kaka (i dëmtuar).

Primera Divizion, java XIV
Valencia - Real Madrid
Barcelona - Espanjol
Saragoza - Bilbao
Nesër
Valadolid - Malaga
Osasuna - Majorka
Santander - Xerez
Getafe - Tenerife
Atl. Madrid - Vilarreal
Almeria - Deportivo
Gijon - Sevilja