12 dhjetor 2009

Seedorf: Ta përfundojmë vitin 2009 siç është më mirë

Maestro – mesfushori i Milanit,Clarence Seedorf ka kërkuar prej ekipit të tij që të luajnë mirë dhe ta përfundojnë vitin 2009 siç është më mirë.
Rossonerët janë 4 pikë prapa liderëve të tabelës,Inter por në horizont duken ndeshje kruciale si kundër Palermos dhe Fiorentinës prandaj Holandezi kërkon të shfaqin formë të mirë para pushimit në Krishtlindje.
“Jemi në formë të mirë dhe duhet ta shfrytëzojmë atë”,deklaroi Seedorf për Rai Sport.
“Kemi dy ndeshje para pushimit dhe shpresoj se do ti fitojmë 6 pikët”.
“Kemi gjetur identitetin tonë dhe jemi duke e ndërtuar atë për të ardhmen.Jemi duke luajtur për të shkuar sa më larg që mundemi”.