12 dhjetor 2009

Bayerni nuk ka të ndalur

Bayerni ka ç’montuar në transfertë Bochumin me rezultat 5-1 në një plejadë golash.
Para se të fillonte ky takim Van Gaal deklaroi se ky takim do të ishte më i vështirë se ai me Juventusin, gjë që doli të jetë një gënjeshtër.
Gjunjëzimi i Bochumit para tifozëve vendas filloi në minutën e 23 me golin e Mario Gomez.
Shqiptari Mavraj dyfishon epërsinë me një autgol në minutën e 33. Fat herave tjera për shqiptarin.
Por, pa përfunduar pjesa e parë Ivica Olic në top formë trefishoi epërsinë dhe u dha një sinjal tifozëve që të largohen nga stadiumi para katastrofës.
Me të filluar pjesa e dytë Ivica Olic e katërfishon epërsinë, dhe në minutën e 59 Daniel Pranjic kompleton demolimin.
Fuchs shënoi për golin e nderit në minutën e 76.
Bayerni kështu dhe mban formën e vetë në BundesLigë, në një kohë kur sezoni i Bayernit po bëhet i frikshëm për të gjithë.