23 dhjetor 2009

Saki, pesimist për Milanin “ala brazilian”

Është kohë bilancesh të fundvitit dhe Arrigo Saki analizon këtë pjesë të parë të sezonit në Serinë A. Pa dyshim pozitiv gjykimi mbi Interin dhe trajnerit Mourinjo, me të cilin gjërat po shkojnë gjithnjë e më mirë: “Zikaltrit, të drejtuar në mënyrë të suksesshme nga Mourinjo, tregojnë një motivim të fortë dhe shpirt skuadre, që shtojnë cilësitë teknike, fizike e agonistike. Organika është e mrekullueshme për cilësinë dhe sasinë, - thotë ish-trajneri i Milanit, Parmës e Atletiko Madridit.
- Loja nuk ka arritur akoma aty ku pritej, por është në rritje. Trajneri, që gëzon një besim të plotë nga Morati, është një menaxher i jashtëzakonshëm futbollistësh”. Më dyshues ka qenë mendimi për Milanin, ku nënkuptohet i gjithë ndryshimi i ish-trajnerit “axurr” për një mënyrë të luajtur futbolli, që është saktësisht ndryshe nga skemat e tij ideale: “Përmbysja është kur Leonardo vendosi të synojë gjithçka mbi talentin e lojtarëve të veçantë, -shton Saki. - Kuqezinjtë luajnë me një modul 4-4-2 me “stampë” braziliane, që është një futboll special, i cili ka të bëjë me futbollin total. Nuk besoj se është një zgjidhje për të ardhmen, por është të paktën për të tashmen. Skuadra luan një futboll shumë sulmues, bazuar te cilësitë teknike të lojtarëve si Ronaldinjo, Sedorf, Pato e Pirlo. Por ka gabime në nisje, në ritëm dhe ekuilibër”.