23 dhjetor 2009

De Laurentis ka një ëndërr: Napoli në Champions

Aurelio De Laurentis, analizon sezonin e të kaltërve: “Kur erdha në Napoli, me shumë modesti, bëra një transformim total. U përpoqa të mësoj shpejt, - tha presidenti i Napolit. - Edhe në vendimet e mia të fundit, si kalimi nga Reja, ndoshta duke dëgjuar të tjerët, tek Donadoni, njeri i jashtëzakonshëm, por ndoshta pak i përshtatshëm për këtë mjedis. Synova te Maxarri dhe tani po rifitoj kohën e humbur.
Nuk është gjithçka e saktë, por jemi akoma në fazë studimi dhe riparimi, që do të bëhen në sezonin e dytë të kampionatit dhe do të ketë kohë për optimizëm nga qershori e tutje. Jam absolutisht në krah të tifozëve, të cilët dua t’i përqafoj. Jam edhe ai njeriu antipatik ndonjëherë, në mbrojtje të interesave të tyre. Kur i mbroj interesat e Napolit dhe nuk lejoj një dështim ekonomik, reagoj vetëm për interesat e tyre”. De Laurentis vazhdon: “Kam një objektiv fitues.
Në sensin e pjesëmarrjes në Kupat e Europës shpresojmë të arrijmë në më të rëndësishmen, pra në Champions për të konkurruar dhe arritur sa më larg të jetë e mundur. Mund të përmirësohemi me kalimin e kohës dhe të zhvillojmë një futboll më industrial dhe pak institucional. Politika nuk e ka braktisur asnjëherë futbollin, sport që e shoh edhe si industri. Nuk mund të themi më që njerëzit s’shkojnë më në stadiume”.