07 dhjetor 2009

Rossi i lumtur me fitoren e parë me Palermon

Trajneri i ri i Palermos, Delio Rossi, është i lumtur me fitoren e parë të tij me ekipin e ri ndaj Cagliarit.
Palermo shënoi dy herë brenda nëntë minutash për të kompletuar rikthimin nga 1-0 në 2-1 në takimin ndaj Cagliarit dhe për t’i dhënë edhe fitoren e parë Rossit në Serie për ekipin nga Sicilia.
“Tre pikët arritën, djelmoshat treguan karakter dhe zemër të madhe. Iu kam dhënë vetëm dy këshilla në pauzën mes pjesëve, andaj merita për rikthimin iu takon lojtarëve dhe jo mua”, ka thënë Rossi