07 dhjetor 2009

Wenger i thotë jo Van Nistelrooyt

Sulmuesi i Real Madridit, Ruud van Nistelrooy, nuk do të zhvendoset në Arsenal në muajin janar, pasi menaxheri i ekipit anglez Arsene Wenger ka mohuar se është i interesuar në të.
Gjigantët spanjoll dëshirojnë ta huazojnë holandezin në ndonjë ekip tjetër gjatë afatit kalimtar dimëror, por Emirates Stadium duket se nuk do të jetë stacioni i tij i ardhshëm, pasi Wenger ka mohuar spekulimet për një transferim të tij.
Francezi ka thënë se Van Nistelrooy nuk do të ishte personi i duhur për Arsenalin, pas incidentit të tij në të kaluarën me mbrojtësin Martin Keown në Old Trafford, ku ai ishte akuzuar për mashtrim.
“Ai nuk do të ishte zgjidhja më e mirë duke kujtuar raportet e të kaluarës! Ju e keni numrin tim, dhe mund të më shkruani për cilindo emër të cilin mendoni se mund të transferohet te ne”, ka thënë Wenger për gazetarët.