07 dhjetor 2009

Berlusconi: Forma e Ronaldinhos, meritë e imja

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ndjehet krenar kur merr përgjegjësinë për rigjallërimin e Ronaldinhos këtë sezon.
Berlusconi ishte i ngazëllyer me fitoren 3-0 të Milanit ndaj Sampdorias, në të cilën dy ishin asistime të Ronaldinhos.
“E shihni, kam pasur të drejtë për Ronaldinhon”, ka thënë Berlusconi.
“Ai është një lojtar i rilindur, por krahas tij po ashtu po shoh një Clarence Seedorf të jashtëzakonshëm dhe një Alexandre Pato tepër të veçantë. Edhe të tjerët sigurisht se garantojnë standardin e lartë të Milanit”, ka shtuar kryeministri italian.