15 dhjetor 2009

Riberi, drita në fund të tunelit!

Francezi nuk ndjen më dhimbje dhe në janar do të jetë në dispozicion të Van Galit
Lojtari francez i Bajernit të Mynihut, mesfushori Frenk Riberi, mund të kthehet në skuadër në fund të javës që vjen, pas dy muajsh e gjysmë i dëmtuar. Ky lajm është dhënë nga trajneri Luis van Gal. “Ai është më mirë se kurrë dhe mund të stërvitet pa ndier dhembje”, ka thënë trajneri i tij van Gal. Holandezi ka bërë të ditur se Riberi mund të luajë vetëm disa minuta në ndeshjen kundër Hertës së Berlinit të shtunën. Bajerni ka lënë pas fillimin e vështirë të sezonit dhe aktualisht është në vend të tretë në renditje, por të mos harrojmë se ka që prej 3 tetorit që luan pa Riberinë. “Kur Riberi luan, konkurenca në Bundesligë nuk është aq e fortë.
Pa të negjithatë kemi fiuar 5-1 në Bokum”, ka thënë van Gal. Riberi, 26 vjeç, ka thënë se e ka pasur të vështirië të qëndrojë larg fushës. “Kam kaluar një periudhë të vështirë kohët e fundit”, ka thënë Riberi për “Sport Bild”. Gjithçka më zemëronte, kisha dhimbje edhe kur ulesha ose kur i jepja makinës”, ka pohuar Riberi. Kthimi i tij do të jetë i shkurtër sepse më pas kampionati gjerman bën pushim deri në 15 janar 2010.
Van Gal - Skuadra e Bajernit të Mynihut fitoi 5-1 në Buindesligë kundër Bokumit javën që shkoi dhe trajneri Luis van Gal e ka treguar qartë gëzimin e tij dhe besimin që ka te lojtarët. “Lojtarët e mi u treguan të përqendruar para fillimit të ndeshjes dhe gjatë saj. NUk ishte e lehtë pas fitores 4-1 në Torino dhe mendoj që fitorja 5-1 në Bokum nuk është aspak keq”, ka thënë ai pas ndeshjes.
“Tani jemi dy pikë larg kryesuesve. “Ne përgatitemi për çdo ndeshje mirë, duke parë kundërshtarin në video, duke biseduar për to etj. Mendoj se pamë një pjesë të asaj përgatitjeje edhe kundër Bokumit. Jam shumë i kënaqur që jemi sërish pranë kreut.” Bajerni tani është në vend të tretë pas disa rezultatesh pozitive. Bajeri i Leverkusenit barazoi kundër Hertës dhe Bajerni përfitoi që të afrohej.